19 Janar 2025

Komuna e Graçanicës nuk e respektoi ligjin

Prishtinë, 26 dhjetor - Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL),  bazuar në mandatin ligjor përmes zyrtarëve të saj të monitorimit, ka monitoruar mbledhjen inauguruese të Kuvendit të Komunës së Graçanicës, e cila është mbajtur ne Shtëpinë e Kulturës në Graçanicë me datë 24.12.2013.

 
Bazuar në raportin e monitorimit për zbatimin e ligjshmërsisë, me rastin e mbajtjes së mbledhjes inauguruese të Kuvendit të Komunës së Graçanicës është konstatuar se nuk janë respektuar procedurat ligjore me rastin e mbajtjes së mbledhjes inauguruese.

 
Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal ka kërkuar nga organet e komunës së Graçanicës që të ndërmarrin veprime të menjëhershme ligjore përmbajtjen e mbledhjes inaugurese ashtu siç është përcaktuar me legjislacionin e zbatueshëm për vetëqeverisje lokale në Republikën e Kosovës.

 
Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal, do të monitorojë përmes zyrtarëve të saj zbatimin e kërkesës për rishqyrtimin e procedures së mbajtjes së mbledhjes inaugurese dhe nënshkrimit të deklaratës së betimit të anëtarëve të Kuvendit të Komunës dhe Kryetarit të Komunës.

 
Anëtarët e zgjedhur të Kuvendit të Komunës së Graçanicës dhe Kryetari i zgjedhur i komunës, nuk mund të marrin veprime që kanë efekt juridik deri në dhënien e betimit, ashtu siç është përcaktuar me nenin 35.4 dhe nenin 57.1 të Ligjit për Vetëqeverisje Lokale.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)