Komuna e Gjakovës dhe Organizata DEMOS, fillojnë dy projekte në bashkëfinancim
Gjakovë, 22 qershor - Kryetarja e komunës së Gjakovës Mimoza Kusari Lila dhe përfaqësuesi i Organizatës DEMOS, kanë nënshkruar sot kontratën për bashkëfinancimin e rregullimit të Hapësirës Publike në rrugën Beqir Kastrati, konkretisht hapësirës përballë ish objektit të vjetër të Gjimnazit Hajdar Dushi.
Rregullimi i kësaj hapësire në tërësi do të kushtojë 78 mijë e 938 euro, prej të cilave 54 mijë e 556 euro do të paguhen nga Organizata DEMOS, ndërsa pjesa tjetër prej 23 mijë e 381 euro do të sigurohen nga komuna e Gjakovës.
Të dy partnerët gjithashtu kanë nënshkruar kontratë edhe për bashkëfinancimin e projektit Sinjalizimi i objekteve me Interes, dhe Përmsimi i Sinjalistikës ekzistuese, projekt që në tërësi do të kushtojë rreth 27 mijë euro.
Këto bashkëfinancime po realizohet në kuadër të shumë projekteve e bashkëfinancimeve tjera që komuna e Gjakovës dhe Organizata DEMOS i kanë realizuar deri me tani e gjithashtu planifikojnë të të realizojnë edhe në të ardhmen.