20 Janar 2025

Komuna e Ferizaj pronë private e Sfarqës

Ferizaj, 7 maj - Lëvizja VETËVENDOSJE! Qendra në Ferizaj, sot para objektit të Komunës së Ferizajt, mbajti një aksion simbolik.

Përmes kësaj performance simbolike, aktivistët e VETËVENDOSJE!-s vunë në pah qeverisjen lokale në Komunën e Ferizajt, udhëhequr nga Muharrem Sfarqa.

Ky i fundit, detyrën e tij zyrtare si përgjegjës i gjithë qytetarëve të Komunës së Ferizajt e ka transformuar në përgjegjësi ndaj një pakice qytetarësh që i përkasin partisë së tij, Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Aktivisti nga Lëvizja VETËVENDOSJE! Qendra në Ferizaj, Bujar Uksmajli u shpreh se \"Sot zyra e kryetarit shërben si zyre punësimi dhe zyrë partiake e përcjellë nga familjarizmi, klientelizmi, pabarazia ndaj qytetarëve dhe mostranparenca.

Edhe automjetet e Komunës, Kryetari Sfarqa po i shfrytëzon për nevoja partiake, për të shkuar nëpër takime të LDK-së në fshatra, lagje të qytetit. Madje dhe më keq, ai këto automjete i keqpërdor deri në atë masë kur ardhjet e anëtarëve të Kuvendit Komunal nga partitë e tjera në LDK i prezanton në Prishtinë”.

Aktivisti, Uksmajli përmendi edhe keqpërdorimet që i bëhen buxhetit të Komunës.

“Buxhetin e Komunës, Muharrem Svarqa e përdorë për nevoja partiake,e pushtetin për qëllime të joshjes dhe shantazhit. Thënia e tij e njohur gjatë fushatës të fundit zgjedhore, se të gjithë duhet të jemi të barabartë para ligjit, është shndërruar të gjithë të pabarabartë para pushtetit”.

Lëvizje VETËVENDOSJE!, Qendra në Ferizaj do të jemi në krah të qytetarëve të Ferizajt duke shprehur gatishmërinë dhe vullnetin për t’i identifikuar gabimet e këtij pushteti dhe njëkohësisht duke dhënë rekomandime sesi duhet të zgjidhen këto probleme.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)