23 Dhjetor 2024

Komuna dhe “Qatar Charity” nënshkruajnë marrëveshje bashkëfinancimi

Mitrovicë, 31 mars - Kryetari i komunës, Bedri Hamza, sot ka pritur në takim drejtorin e organizatës “Qatar Charity”, Esam Dabab, së bashku me bashkëpunëtorët e tij.

Në këtë takim ishte i pranishëm edhe drejtori për Bujqësi dhe Zhvillim Rural, Ferdi Kadriu, si dhe drejtori për Shërbime Publike dhe Infrastrukturë, Granit Tmava.

Qëllimi i këtij takimi ishte nënshkrimi i memorandumit të bashkëpunimit dhe bashkëfinancimit në mes të Komunës së Mitrovicës dhe organizatës humanitare “Qatar Charity”.

Përmes këtij memorandumi do të mundësohet ndarja e granteve për kultura të ndryshme bujqësore për familjet me kushte të rënda ekonomike në Komunën e Mitrovicës.


 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)