03 Maj 2024

Kompletohet udhëheqja e DSK-së

Prishtinë, 2 nëntor – Demokracia Sociale e Kosovës (DSK), ka mbajtur mbledhjen e parë të Kryesisë, pas mbajtjes së Kuvendit të parë zgjedhor.

Në ketë mbledhje të Kryesisë së DSK-së, kryetari Begzad Gashi, para anëtareve të Kryesisë, ka folur për situatën politike, gjendjen sociale dhe shëndetësore në vend si dhe  për dialogun në mes Kosovës dhe Serbisë.

Gjithashtu, Gashi ka folur edhe për shtrirjen e DSK-së në  komunat e Kosovës dhe aktivitetet që do t’i ketë ky subjekt politik. “Demokracia Sociale e Kosovës mbështet dialogun në mes Kosovës dhe Serbisë për normalizimin e marrëdhënieve, por pa prekur sovranitetin dhe tërësinë territoriale të Kosovës. DSK-ja tani pas mbajtjes së Kuvendit të parë Zgjedhor do të angazhohet në themelimin e degëve të reja dhe konsolidimin e tyre.  Gjithashtu, do të angazhohemi për një mirëqenie më te mirë për jetën e qytetarëve, duke iu përmbajtur në përpikëri programit të partisë”, ka thënë Gashi.

Në ketë mbledhje të Kryesisë, janë zgjedhur edhe tre nënkryetarët e partisë; Mirsim Beqiri; Ajla Koçbasli dhe Edona Ferati. Sekretar i Përgjithshëm i DSK-së është zgjedhur Binak Gashi dhe Sekretar Organizativ Haki Rafuna.

Kryetari i DSK-së, Begzad Gashi së bashku me ekipin e tij, ketë të diele do të vizitoi kompleksin memorial të Jasharjave në Prekaz dhe kompleksin memorial në Gllogjan.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)