18 Janar 2025

Komisioni qeveritar për shënjimin e kufirit duhet të shpërbëhet

Prishtinë, 22 gusht - Krerët e institucioneve më të larta duhet të dalin nga pozicionet e tyre të barrikaduara për t’i lënë hapësirë një zgjidhjeje të duhur politike për Demarkacionin dhe Asociacionin.

Rrjedhimisht edhe Komisioni qeveritar për shënjimin e kufirit duhet të shpërbëhet për t’i lënë vend krijimit të një Komisioni të ri me ekspertë të pavarur.

Kështu ka deklaruar në intervistën dhënë “Zërit”, lideri i Këshillit kombëtar të Nismës për Kosovën, Jakup Krasniqi, i cili situatën politike e sheh shumë të komplikuar .

Ndërkohë duke folur për tensionimin e situatës, ai ka thënë se gjuha e përdorur nga krerët e shtetit dhe angazhimi i tyre që demarkacioni të ratifikohet kështu si është, është për të dyshuar se ata po mbrojnë interesat e tyre personale e jo interesat e vendit.

/Zëri/

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)