17 Janar 2025

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vëzhgon zgjedhjet në Mal të Zi

Podgoricë, 16 tetor - Një delegacion i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve i kryesuar nga kryetarja Valdete Daka dhe në përbërje të anëtarëve Ilir Gashi, Sami Hamiti, Binak Vishaj, Ercan Spat dhe Nenad Rikalo po qëndrojnë në Mal të Zi për të vëzhguar zgjedhjet parlamentare që po mbahen sot.

Para ditës së zgjedhjeve, kryetarja e KQZ-së, znj. Daka është pritur në takim nga kryetari i Komisionit Shtetëror Zgjedhor, Budimir Saranovic.

Gjatë këtij takimi, kryetarja Daka uroi që dita e zgjedhjeve të përmbiyllet suksesshëm, ndërsa Saranovic falënderoi Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për interesimin e shprehur për të vëzhguar nga afër procesin e votimit në këtë vend.

Në këtë takim morën pjesë edhe kryesuesja e Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, znj. Nazmije Ibrahimi si dhe ambasadori i Republikës së Kosovës në Mal të Zi, Skënder Durmishi.

Delegacioni i KQZ-së do të qëndrojë në një numër të madh qendrash votimi për të vëzhguar nga afër procesin e zgjedhjeve. 


 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)