Komisioni për Punë të Jashtme të PE viziton Kosovën
Prishtinë, 24 shtator - Një delegacion i Komisionit për Punë të Jashtme të Parlamentit Evropian (AFET) do të qëndrojë sot dhe nesër për vizitë në Prishtinë, njoftoi zyra e BE-së në Kosovë.
Delegacioni, i udhëhequr nga kryesuesi i AFET, Elmar Brok (EPP, Gjermani), përfshin Lars Adaktusson (EPP, Suedi), Cristian Dan Preda (EPP, Rumani), Afzal Khan (S&D, Britani), Tonino Picula (S&D, Kroaci), Jozo Rado (ALDE, Kroaci), dhe Ulrike Lunacek (Greens/EFA, Austri).
Përfaqësuesit e PE nesër do të takohen me presidenten Atifete Jahjaga, kryetarin e Parlamentit Kadri Veseli, si dhe me kryeministrin, Isa Mustafa dhe ministrat, Hajredin Kuçi dhe Bekim Çollaku.