18 Janar 2025

Komisioni për Punë të Jashtme shqyrton Projektligjin për demarkacionin

Prishtinë, 9 gusht - Komisionit për Punë të Jashtme i Kuvendit të Republikës së Kosovës do të mbaj mbledhjen e saj sot në të cilën do të behët shqyrtimi i Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes për Kufirin Shtetëror në mes të Republikës së Kosovës dhe Malit të Zi. 

 Marrëveshja midis Kosovës e Malit të Zi për përcaktimin e vijës kufitare midis dy vendeve, si një prej kushteve për vazhdimin e udhëtimit drejt BE-së, është nënshkruar në Vjenë më 26 gusht 2015.

Por, ndërsa nga opinioni malazias lajmi për këtë është mirëpritur, në Kosovë ka shkaktuar shqetësime shtesë, si një tkurrje e re e territorit të Republikës, padrejtësi e radhës.

Banorët e kësaj ane thonë se nuk kanë tokë t\'i falin askujt, derisa kërkojnë nga kuvendi i Kosovës që urgjentisht të merren masa në këtë drejtim që të mos lejojnë autoritetet e Malit të Zi të bëjnë ndarje kufitare sipas dëshirës së tyre, ata thonë se ka 15 vjet që policia malazeze nuk i lejon të dalin për t\'i punuar tokat e tyre.

Banorët kanë kërkuar Qeverisë së Kosovës, Komisionit Shtetëror për Demarkacionin e kufirit me Malin e Zi, që urgjentisht të merren masa në ketë drejtim që të mos lejojnë autoritetet e Malit të Zi të bëjnë ndarje kufitare sipas dëshirës së tyre, ngase shumë hektarë të zonës së Rugovës e Komunës së Istogut do të aneksohen në mënyrë paqësore nga Mali i Zi.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)