Komisioni për Politikë të Jashtme i Shqipërisë viziton Kosovën
Prishtinë, 14 prill - Një delegacion i Komisionit Parlamentar për Politikë të Jashtme i Kuvendit Republikës së Shqipërisë, në përbërje: Arta Dade, kryetare e Komisionit dhe Ben Blushi, Namik Dokle dhe Valentina Leskaj, anëtarë të Komisionit, nga 13- 15 Prill 2014 do të realizojë një vizitë zyrtare në Kosovë.
Vizita bëhet me ftesë të kryetarit të Komisionit Parlamentar për Punë të Jashtme në Kuvendin e Kosovës, Albin Kurti.