16 Janar 2025

Komisioni për Integrime shpalosë përvojën në Kolegjin ISPE

Prishtinë, 17 maj - Sot në Kolegjin Universitar ISPE është mbajtur konferenca me temë:’’Roli i Komisionit për Integrime Evropianë në Procesin e Integrimeve të Kosovës në BE’’, panelistë në këtë konferencë ishin anëtarët e Komisionit për Integrime Evropiane të Kuvendit të Republikës së Kosovës, Lutfi Haziri,  Blerta Deliu-Kodra dhe.Alma Lama.

Anëtarët e Komisionit për Integrime Evropiane të Kuvendit të Kosovës, të pranishëm në këtë konferencë, para studentëve të Kolegjit Universitar ISPE, shpalosën përvojën e tyre në punën e Komisionit për Integrime Evropiane dhe angazhimin e këtij komisioni në procesin e integrimeve evropiane, përfshirë sfidat e Kosovës në këtë proces.

Kryetari i Komisionit për Integrime Evropiane, Lutfi Haziri, prezantoi fushëveprimin e Komisionit për Integrime, përbërjen e tij, detyrat dhe rolin e tij në procesin e integrimeve evropiane.

Anëtarja e Komisionit për Integrime, znj. Blerta Deliu-Kodra, theksoi se Komisioni ka arritur t’i kaloj barrierat politike, duke vlerësuar punën e komisionit në monitorimin e ligjeve të cilat lidhen me integrimet evropiane, duke e vlerësuar procesin  e integrimeve evropiane si interes të përgjithshëm.

Në anën tjetër anëtarja tjerët e Komisionit për Integrime Evropiane znj. Alma Lama, deklaroi se, nëse nuk plotësohet kriteret për integrime evropiane, atëherë i gjithë angazhimi i tanishëm është në nivelin e retorikës.

Lama po ashtu vlerësoi se Komisioni ka mungesë të kapaciteteve për të pasur ekspertizë për procesin e integrimeve evropiane.

Ajo theksoi problemet më të cilat ballafaqohet, Kosova në raport me aktorët  e jashtëm në këtë proces siç janë: mungesa e njohjeve nga 5 vendet anëtare të BE-së, si dhe lobimin e vazhdueshëm i shtetit serb kundër Kosovës dhe integrimit të saj.

Anëtarët e Komisionit për Integrime Evropianë të Kuvendit të Republikës së Kosovës, të pranishëm në këtë debat, u përballën me shumë pyetje, komente dhe interesimin e studentëve të Kolegjit Universitar ISPE lidhur me këtë temë.

Debati ishte shumë interesant për shkak se studentët e Kolegjit Universitar ISPE, janë të vetmit student në Kosovë që studiojnë studimet evropiane dhe janë të specializuar për proceset që lidhen me integrimet evropiane.

Studentët e Kolegjit Universitar ISPE, të pranishëm në këtë konferencë theksuan se Komisioni për Integrime Evropiane, por edhe aktorët tjerë sidomos qeveritar, duhet që të ju ofrojnë mundësi studentëve që të ndihmojnë me njohurit e tyre këtë proces, për më tepër kur nga vetë përfaqësuesit e këtyre institucioneve, theksohet mungesa e kapaciteteve në këtë fushë, shkalla e ulët e përfshirjes së tyre në këtë proces, si dhe nevoja gjithnjë në rritje për të pasur ekspertë të integrimeve evropiane në institucionet e Kosovës për të ndihmuar në procesin  e integrimit të Kosovës në BE.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)