22 Janar 2025

Komisioni për Integrime miratoi Projektligjin për MSA-në

Prishtinë, 2 nëntor - Komisioni për Integrime Evropiane e ka miratuar projektligjin për Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit të arritur ndërmjet Kosovës në njërën anë dhe Bashkimit Evropian dhe Komuniteti Evropian të Energjisë Atomike në anën Tjetër.

Kryetarja e këtij Komisioni Teuta Sahatqija ka thënë se ligji është i shkurt dhe ka vetëm tri nene.

Neni i parë sipas saj tregon qëllimin, neni i dytë përfshin ratifikimin e marrëveshjes, ndërsaiI treti tregon hyrjen në fuqi.

Ajo ka njoftuar se për miratimin e kësaj marrëveshjeje duhen votat e dy të tretatve të deputetëve të Kuvendit të Kosovës.

Ajo ka thënë se MSA është marrëveshje ndërkombëtare e rëndësisë së veçantë dhe se është hera e parë që Kosova arrin marrëveshje të tillë me BE-në.

Me të filluar mbledhja, deputeti i Vetëvendosjes Ilir Deda propozoi që në nenin 1 ku përmendet nocioni “Kosovë”, t’i shtohet edhe fjala “Republikë”.

Një gjë të tillë e ka kërkuar edhe deputeti i LDK-së Arben Gashi, i cili ka thënë se kemi të bëjmë me një marrëveshje juridike, ndaj duhet të shtohet edhe “Republika”.

Marrëveshja i dërgohet Kuvendit, i cili pritet që nga ora 10:00 të nis seancën për votimin e saj.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)