Komisioni për Çështje Evropiane nga Maqedonia viziton Kosovën
Prishtinë, 23 maj - Komisioni për Çështje Evropiane nga Parlamenti i Republikës së Maqedonisë do të vizitojë Republikën e Kosovës.
Në kuadër të kësaj vizite ky komision, i kryesuar nga Hajrula Misini, do të ketë një takim të veçantë me kryetarin e Kuvendit të Kosovës, dr. Jakup Krasniqi.
Komisioni nga Maqedonia do të takohet po ashtu edhe me Komisionin për Integrime Evropiane dhe me Komisionin për të Drejtat e Njeriut,Barazi Gjinore, Persona të Pagjetur dhe Peticione.