Komisioni parlamentar shqyrton Projektligjin për Prishtinën dhe për RTK-ën
Prishtinë, 27 tetor - Në mbledhjen e sotme të Komisionit për Administratë Publike, Qeverisje Lokale dhe Media në të cilën do të behët shqyrtimi në parim i Projektligjit për kryeqytetin e Republikës së Kosovës, Prishtinën.
Komisioni po ashtu do të shqyrtoëj edhe nismën legjislative të Komisionit për hartimin e Projektligjit për Radiotelevizionin e Kosovës si dhe nismën legjislative e Komisionit për hartimin e Projektligjit për Këshillin e Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës.
Po sot do të mbahet edhe mbledhja e Komisionit për Buxhet dhe Financa në të cilën do të bëhët shqyrtimi i Projektligjit për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit për Buxhetin e Republikës së Kosovës, për vitin 2017.