Komisioni Parlamentar për Punë të Jashtme vizition MPJ-në
Prishtinë, 13 tetor - Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës, Meliza Haradinaj-Stublla, të martën priti në takim kryesuesen e Komisionin Parlamentar për Punë të Jashtme, deputeten Time Kadrijaj, bashkë me dy anëtaret e këtij komisioni, deputetet Ariana Musliu – Shoshi dhe Fidan Jilta.
Ministrja Haradinaj-Stublla tha se i ka njoftuar hollësisht deputetet për punën e deritanishme në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, duke diskutuar të gjitha aspektet e fushëveprimit diplomatik të Kosovës dhe planet për fuqizimin e agjendës shtetërore të Republikës së Kosovës.
“U dakorduam për të thelluar edhe më tej bashkëpunimin ndër-institucional, në funksion të avancimit të interesit shtetëror të Kosovës në përfaqësimin jashtë vendit”, tha shefja e diplomacisë Haradinaj-Stublla.