Komisioni miraton Programin për Zbatimin e MSA-së
Prishtinë, 4 prill - Ministrja e Integrimit Evropian, znj., raportoj sot para Komisionit Parlamentar për Integrim Evropian. Në kuadër të raportimit të saj, Ministrja Ahmetaj njoftoj anëtarët e Komisionit për zhvillimet kyçe në kuadër të procesit të integrimit Evropian.
Në këtë drejtim, Ministrja Ahmetaj foli për zbatimin e MSA-së, procesin e liberalizimit të vizave, prioritetet kyçe në kuadër të Agjendës Evropiane të Reformave, procesin e programimit të IPA 2016 dhe 2017, si dhe qasjen e Kosovës në Programet e BE-së.
Sa i përket procesit të liberalizimit të vizave, Ministrja Ahmetaj njoftoj anëtarët e Komisionit për rezultatet e punës së ekipit të veçantë në kuadër të Prokurorisë Speciale për luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit.
Njëkohësisht, Ministrja nënvizoi se puna duhet të vazhdoj në kuadër të luftimit të krimit të organizuar dhe korrupsionit, por në kuptimin e përmbylljes së procesit të liberalizimit të vizave, demarkacioni është kriter i fundit i pa përmbushur.
Poashtu, sot Komisioni shqyrtoj dhe miratoj Programin për Zbatimin e MSA-së dhe vendosi që të procedohet për miratim në seancën plenare.
Anëtarët e Komisionit ftuan të gjitha institucionet përgjegjëse që të ndërmarrin hapat e nevojshëm me kohë për të siguruar zbatimin efikas të obligimeve që rrjedhin nga MSA.