17 Janar 2025

Komisioni kërkon nga Qeveria të formojë Komitetin për MSA-në

Prishtinë, 4 tetor - Komisioni Parlamentar për Stabilizim Asociim, Kosovë - BE, në mbledhjen e sotme të kryesuar nga  Xhavit Haliti, nënkryetar i Kuvendit, njëherësh edhe kryetar i  këtij Komisioni, mbajti sot mbledhjen e radhës.

Me këtë rast, Komisioni diskutoi lidhur me përgatitjet e agjendës së takimit të  dytë të  Komisionit Parlamentar për Stabilizim Asociim,  Kosovë - BE, i cili do të mbahet me datë 23 dhe 24 nëntor, në Bruksel.

Në fillim të këtij takimi, anëtarët e komisionit diskutuan lidhur me procesin e liberalizimit të vizave, ndërkaq, kryetari i komisionit Haliti, vuri në pah qëndrimin e përfaqësueseve të BE-së lidhur me këtë çështje.

Ai njoftoi se gjatë takimit që kishte pasur me zv. kryetaren e PE-së, Ulrike Lunaqek, me kryetarin e Komisionit të PE-së për Integrime Evropiane, Tonino Picula si dhe raportuesen e posaçme  të Parlamentit Evropian për liberalizimin e vizave për Kosovën, Tanja Fajon, i është thënë se kushti i vetëm për Kosovën, e  që lidhet me liberalizimin e vizave, është votimi  i marrëveshjes për shënjimin e vijës kufitare me Malin e Zi. Duke shprehur qëndrimin e tij lidhur me këtë, Haliti në vijim vlerësoi se Kosova ka përmbushur të gjitha kriteret, ndërkaq, e konsideroi  të panevojshëm kushtëzimin e Kosovës me  ratifikimin e marrëveshjes për demarkacionin me Malin e Zi.

Për këtë çështje folën edhe anëtarët e tjerë të komisionit, ku u vunë re mospajtime të thella ndërmjet përfaqësuesëve të opozitës dhe  të atyre të koalicionit qeverisës.

U vijua më pas me përgatitjet për takimin e radhës ndërmjet Komisionit Parlamentar për Stabilizim Asociim,  Kosovë – BE.

Lidhur me këtë, Komisioni fillimisht i rekomandoi Qeverisë së Republikës së Kosovës që sa më shpejtë që të jetë e mundur të formojë Komitetin për MSA-në.

Po ashtu, Komisioni i rekomandoi  Ministrisë së Punëve të Jashtme që të merret me rregullimin e Statusit Protokollarë të Komisionit  Parlamentar për Stabilizim Asociim,  Kosovë – BE.

Anëtarët e komisionit shprehën përkushtimin e tyre që në këtë takim të marrin pjesë sa më të përgatitur lidhur me temat që do të diskutohen me atë rast. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)