19 Janar 2025

Komisioni kërkon material për demarkacionin me Malin e Zi

Prishtinë, 8 qershor -  Komisioni për Bujqësi, Pylltari, Mjedis e Planifikim Hapësinor, në mbledhjen e sotme të kryesuar nga Duda Balje, kryetare, diskutoi për demarkacionin e kufirit me Malin e Zi, si dhe çështje të tjera nga fushëveprimtaria e tij.

Anëtarët e komisionit kërkuan që të insistohet që materiali për demarkacionin të sillet në komision për shqyrtim, për faktin se, siç u tha nga anëtarë të tij, kanë kaluar 10 muaj që kur ky material është dërguar në Komisionin për Integrime Evropiane, ndërsa nuk ka arritur në Komisionin për Bujqësi, Pylltari, Mjedis e Planifikim Hapësinor, si komision përgjegjës për çështje të kësaj natyre.

Kryetarja e komisionit, Balje, tha se do të procedojë kërkesën që komisioni të ketë këtë material.

Në vazhdim të mbledhjes, komisioni vendosi që të fillojë shqyrtimin e aplikacioneve të kandidatëve për zëvendësdrejtor të Autoritetit të  Rregullatorit të Ujit, ndërsa javën e ardhshme të bëhet intervistomi i tyre. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)