22 Janar 2025

Komisioni kërkoi që të shtohet numri i grupeve të miqësisë

Prishtinë, 14 shtator - Formimi i grupeve të miqësisë, ishte temë e debatit të sotëm në mbledhjen e Komisionit për  Punë të Jashtme, të kryesuar nga Enver Hoxhaj, kryetar i komisionit.

Gjatë debatit lidhur me këtë, anëtarët e komisionit theksuan nevojën që këto grupe të formohen dhe të funksionalizohen sa më shpejtë që të është e mundur,  ndërkaq,  propozuan që të shtohet numri i  grupeve të miqësisë, i cili aktualisht është i propozuar prej 45 sosh.

Anëtarët e komisionit u pajtuan se mënyra  më e mirë e komunikimit ndërparlamentar është nëpërmjet grupeve të miqësisë dhe vlerësuan se duhet formuar grupe edhe për vendet që nuk e kanë njohur Kosovën.

Në fund të debatit, komisioni kërkoi nga grupet parlamentare që të plotësojnë listën e të propozuarve për anëtarë të grupeve të miqësisë,  të cilat më pas,  do t’i dërgohen Kryesisë së Kuvendit.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)