22 Janar 2025

Komisioni i Venedikut, si opsion

Prishtinë, 29 tetor - Komisioni i Venedikut mbetet si alternativë ende e pashfrytëzuar nga palët në përpjekjet e tyre për tejkalimin e bllokadës institucionale në vend.

Dërgimi i pikës 127 për zgjedhjen e kryeparlamentarit vazhdon të mbetet si pika kyçe në të cilën blloku LVAN dhe PDK nuk po arrijnë të shuajnë dallimet.

Kjo pikë, sipas njohësve të çështjeve juridike mund të dërgohet në Komisionin e Venedikut, mirëpo edhe për këtë ka disa rregulla që duhet respektuar dhe disa kritere që duhen plotësuar.

Adresimin e kësaj çështje në Komision del se mund ta bëjë vetëm Kuvendi si institucion shtetëror dhe presidentja, Atifete Jahjaga.

Për dërgimin e saj nga deputetët e Kuvendit të Kosovës, sipas ekspertëve juridikë, duhet së pari të arrihet konsensus në mes palëve, në mënyrë që këshilla e dhënë të pranohet nga të gjitha palët.

 /Tribuna/

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)