Komisioni i Kuvendit shqyrton Projektligjin për Prishtinën dhe për Lirinë Fetare
Prishtinë, 17 prill - Sot në mbledhjen e Komisioni për të Drejtat, Interesat e Komuniteteve dhe për Kthim do të behët shqyrtimi i Projektligjit për Kryeqytetin e Republikës së Kosovës -Prishtinën, me amendamente të Komisionit funksional për Administratë Publike, Qeverisje Lokale dhe Media.
Komisioni po ashtu do te bëj edhe shqyrtimin e Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.02/L-31 për Lirinë Fetare në Kosovë, me amandamente të Komisionit funksional për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione.