16 Janar 2025

Komisioni i Jashtme diskuton për murin në veri të Mitrovicës

Prishtinë, 12 dhjetor - Sot në mbledhjen e Komisionit për Punë të Jashtme të Kuvendit të Kosovës do të diskutohet situata aktuale në Mitrovicë.

Deputet e këtij komisioni do të diskutojnë lidhur me situatën e krijuar pas ndërtimit të murit në në pjesën veriore të qytetit, fare afër urës kryesore mbi lumin Ibër, nga ana e autoriteteve të komunës së Mitrovicës Veriore.

Ndërtimin e murit të lartpërmendur, të lartë rreth dy metra Institutcionet e Kosovës e konsiderojnë të paligjshëm dhe ilegal, që i dëmton përpjekjet e përgjithshme për stabilizimin e plotë të gjendjes në Mitrovicë dhe përmirësimin e raporteve ndëretnike këtu.

Ndërkaq zyrtarët e Bashkimit Evropian kanë thënë se muri në afërsi të urës së Ibrit në veri të Mitrovicës është pjesë e projektit për rivitalizimin e urës dhe do të lidhë unazën e asaj rruge me zonën e këmbësorëve.

Në fakt sipas BE-së ai nuk do të jetë mur, por shkallë që do të mundësojë lëvizjen e qytetarëve nga njëra anë në tjetrën.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)