Komisioni Evropian sot i dorëzon Kosovës raportin e progresit
Prishtinë, 16 tetor - Shefi i Zyrës së Bashkimit Europin në Kosovë, Samuel Zhbogar do ta takoj sot Kryetarin e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Jakup Krasniqi të cilit do tia dorëzojë Raportin e Progresit për Kosovën.
Komisioni Evropian (KE) publikon sot raportet e progresit për shtetet që synojnë anëtarësimin në BE.
Në draft-raportin për Kosovën, që ka parë Radio Evropa e Lirë, thuhet se Brukseli shpreson të nisë negociatat për Marrëveshjen e Sabilizim Asociimit me Prishtinën në fund të tetorit dhe ta përmbyllë atë verën e ardhshme.
Draft-raporti thekson edhe rëndësinë e zgjedhjeve të rregullta lokale, që do të mbahen më 3 nëntor në Kosovë.
Ai po ashtu thotë se Kosova duhet të bëjë reforma të mëtejshme në sundimin e ligjit dhe gjyqësor.
Në raportin për Serbinë, Brukseli ka vlerësuar angazhimin e këtij vendi për arritjen e marrëveshjes me Kosovën, por ka nënvizuar nevojën për përmirësime në fusha të tjera.