Komisioni Evropian kërkon plane strategjike për Kosovën
Prishtinë, 13 korrik - Komisioni Evropian kërkon nga Kosova që të kenë një plan më strategjik, të largohen nga projekte individuale e të kalohet në ato sektoriale në mënyrë që paratë të përdoren me më shumë mençuri.
Kështu është shprehur të premten Joost Korte, zëvendësdrejtor për zgjerim i Komisionit Evropian, gjatë vizitës së tij në Kosovë, teksa po merrte pjesë në takimin e tretë të dialogut të Stabilizim Asociimit.
Korte ka thënë se reforma zgjedhore, reforma në administratën publike, sundimi i ligjit, integrimi i pakicave dhe tregtia do të jenë kriteret kyçe që do ti vlerësojnë për përparimin e Kosovës, dhe që sipas tij, do të kërkojnë përkushtim të plotë.