18 Maj 2025

Komisionerja Vassiliou mirëpret fituesit e kuizit të Evropës 2013

Bruksel, 11 qershor - Androulla Vassiliou, Komisionerja evropiane për arsim, shumëgjuhësi, kulturë dhe rini, mirëpriti në Komisionin Evropian pesë "evro-ekspertët” nga shkolla fillore Bajram Curri në Rahovec, fitues të Kuizit të Evropës 2013.

Zyra e Komisioneres Androulla Vassiliou ishte ndalesa e parë e udhëtimit të fituesve të Kuizit të Evropës 2013 për në Bruksel. Blerta, Erandi, Laura, Ditjona dhe Nazmiu nga Rahoveci, biseduan me Komisioneren rreth përvojave të tyre gjatë garës së Kuizit të Evropës dhe udhëtimit të tyre për në Bruksel, nëpërmjet Lubjanës dhe Frankfurtit.

Fituesit e KE2013 i treguan Komisioneres se sa më shumë që mësonin për Evropën, atëherë kur përgatiteshin për garën, aq më shumë u shtohej interesimi për Bashkimin Evropian – mirëpo asgjë prej asaj që kishin lexuar nuk i kishte përgatitur ata për kënaqësinë e udhëtimit. Grupi po ashtu shprehu interesimin për bursat e BE-së dhe projektet ekzistuese të financuara nga BE-ja.

Për të festuar këtë rast, fëmijët e Kosovës i dhuruan Komisioneres një pikturë, e cila, siç e shpjeguan ata, simbolizonte rëndësinë e BE-së për Kosovën - dhe Evropën si tërësi - dhe aspiratat e Kosovës për t’u bërë anëtare e Bashkimit Evropian.

Komisionerja Vassiliou shpjegoi mënyrën se si funksionon Komisioni Evropian dhe se çfarë bën BE në fushat e përgjegjësisë së saj.

Ajo theksoi në veçanti programin e ri arsimor të BE-së “Erasmus for All” për arsim, trajnim dhe rini, i cili, siç theksoi ajo, do të mundësojë një rritje prej 40% të buxhetit për periudhën 2014-2020.

"Një prej kënaqësive të punës sime është mundësia për të takuar të rinj, të cilët janë plot entuziazëm, energji dhe pasion. Këta ambasadorë të rinj të shkëlqyeshëm të Kosovës i përshtaten në mënyrë perfekte këtij përshkrimi."

"Ata kanë fituar një çmim fantastik! Unë jam e sigurt se ata do të kenë një aventurë të paharruar gjatë udhëtimit nëpër Evropë dhe se ata do të kthehen në shtëpitë e tyre me kujtime shumë të bukura të njerëzve dhe vendeve që kanë parë gjatë këtij udhëtimi," tha Komisionerja Vassiliou.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)