Komisioneri, Johannes Hahn viziton Kosovën
Komisioneri Hahn gjatë vizitës së tij do të takohet më udhëheqësit me të lartë shtetror si dhe liderë të partive si nga opozita ashtu edhe opozita.
Ai në orët e para të mengjesit do të takohet me Kryeministrin Mustafa me të cilin do të mbaj edhe një konferencë për media.
Me pas Hahn do të takohet me kryeparlamentarin Veseli, Presidentin Thaqi si dhe udhëheqesit e Lëvizjes Vetëvendosje.
Po ashtu gjatë ditës Hahn do të takojë liderët politikë ku edhe do të mbahet një tryezë e rrumbullakët për të parë mundësinë e zgjidhjes së krizës politike, që po dëmton edhe institucionet.
Komisioneri pritet te ndermjetesojë mes paleve një marrëveshje për të ulur tensionin dhe përplasjen mes pozitës dhe opozitës dhe nisjen e diskutimeve për reformat e nevojshme.