Komisioneri i BE-së për Fqinjësi dhe Zgjerim, Oliver Varhelyi vjen sot në Kosovë
Prishtinë, 8 tetor - Sot në Kosovë vjen për vizitë Komisioneri i Bashkimit Evropian për Fqinjësi dhe Zgjerim, Oliver Varhelyi.
Gjatë vizitës, Komisioneri do të takohet me Kryeministrin Hoti dhe anëtarët e Qeverisë së Kosovës, si dhe udhëheqësit e opozitës.
Ai do të takohet edhe me Kryetaren e Kuvendit dhe do të mbajë një fjalim para Kuvendit.