Komisioneri Hahn viziton Kosovën
Prishtinë, 6 nëntor - Komisioneri i Bashkimit Evropian për Politikë Evropian të Fqinjësisë dhe Negociata për Zgjerim, Johannes Hahn sot do të vizitojë Kosovën.
Ai do të takojë përfaqësuesit kryesorë të institucioneve të Kosovës dhe do të vizitojë projektet e financuara nga BE-ja në Kosovë.
Komisioneri Hahn fillimisht do të takohet me Presidenten,Atifete Jahjaga dhe kryetarin e Kuvendit, Kadri Veseli.
Po ashtu gjatë ditës se sotme Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa dhe Komisioneri i BE-së për Politikat Fqinjësore Evropiane dhe Negociatat e Zgjerimit, Johannes Hahn, mbajnë konferencë të përbashkët për media.
Nderkaq për nder të vizites se tij Kuvendi i Republikës së Kosovës mban seancë të veçantë në të cilën do të bëhët adresimi i Komisionarit të Hahn, deputetëve të Kuvendit të Kosovës.