23 Janar 2025

Komisioneri Hahn viziton Kosovën

Prishtinë, 24 mars - Komisioneri Evropian për Politikë Evropiane të Fqinjësisë dhe Negociata për Zgjerim, Johannes Hahn, sot do të vizitojë Kosovën.

Gjatë kësaj vizite, ai do të takohet me udhëheqësit politikë të Kosovës, ndërsa ai do të marrë pjesë edhe në inaugurimin e Kompleksit të Pallatit të Drejtësisë, i cili është financuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria e Kosovës.

Kompleksi i Pallatit të Drejtësisë, i financuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria e Kosovës, do të përurohet nesër.

Shuma e përgjithshme e këtij projekti, i cili është implementuar në kuadër "Modernizimit të infrastrukturës në sektorin e sundimit të ligjit" është 30 milion euro, nga të cilat 26.1 milion euro nga Bashkimi Evropian.

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, dhe Komisioneri Evropian për Politikë Evropiane të Fqinjësisë & Negociata për Zgjerim, Johanes Hahn, do të mbajnë një fjalim para audiencës.



Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)