Komisionarja e Lartë e OKB-së për të drejta të njeriut viziton Kosovën
Prishtinë, 19 qershor - Komisionarja e Lartë e Kombeve të Bashkuara për të drejta të njeriut, Navi Pillay sot dhe nesër do ta vizitojë Kosovën.
Gjatë qëndrimit të saj në Kosovë, Komisionarja e Lartë e OKB-së për të drejta të njeriut, Navi Pillay, do të takohet me organizatat ndërkombëtare dhe regjionale, si dhe me autoritetet e Kosovës.
Ajo do të takohet edhe me Avokatin e Popullit dhe me përfaqësuesit e shoqërisë civile.
Komisarja e Lartë do të vizitojë komunën e Graҫanicës dhe Qendrën Mësimore të OJQ-së Balkans Sunflowers në Fushë Kosovë.
Komisionarja e Lartë do ta ketë një konferencë për shtyp të enjten, më 20 qershor në ora 15:30 në hotelin Sirius në Prishtinë.