Komisionarët manipulues ndëshkohen me 3 vjet pezullim
Prishtinë, 14 janar - Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa ka shqyrtuar gjithsej 61 ankesa të partive politike për zgjedhjet e 9 janarit. PZAP ka urdhëruar KQZ-në që të bëjë rinumërimin e votave në 8 qendra të votimit.
Do të rinumërohen katër vendvotime në Skenderaj, tre vendvotime në Deçan dhe në një qendër votimi në Drenas. Lajmin e ka konfirmuar për RTK-në, kryesuesi Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtesa, Shukri Sylejmani.
Poashtu është vendosur që komisionerët për të cilët është thënë se kanë manipuluar në vendvotime nuk mund të kryejnë detyra të tillë për së paku tri vjet.