Komisari i burgjeve, viktimë e AKI-së
Prishtinë, 12 qershor - AKI-ja po nxjerr njerëz nga burgjet. I fundit nga të liruarit është Resmi Hoxha, i cili deri të premten ka ushtruar funksionin e komisarit të Shërbimit Korrektues të Kosovës.
Hoxha ka paraqitur dorëheqjen javën e shkuar. Burime të gazetës Koha ditore, kanë treguar se largimi nga kjo pozitë ishte bërë i detyrueshëm, shkaku se nuk kishte mundur ta kalonte procedurën e verifikimit, të cilin e kryen Agjencia Kosovare e Inteligjencës. Ky institucion kishte konstatuar para një muaji se Hoxha paraqet rrezik të pa pranueshëm për sigurinë.
Pas kësaj komisari ishte ankuar në shkallën e dytë. Për pasojë ati i ishte lëshuar vendimi me shkrim, me të cilin i mohohej lëshimi i lejes së sigurisë, si pasojë e ngeljes në procedurën e verifikimit.
Nuk është vetëm Z. Hoxha. Janë disa zyrtarë në Shërbimin Korrektues të Kosovës që nuk e kanë kaluar procedurën e verifikimit, ka thënë një burim i gazetës. Hoxha nuk ka treguar diskonim të martën që të flasë për procedurat e verifikimit.
Ai ka thënë se dorëheqja nuk lidhet me këtë procedurë dhe se akoma nuk ka marrë përgjigje nga AKI-ja, pas ankesës që ka bërë. E, arsyet e dorëheqjes ka thënë se mund të gjinden në Ministrinë e Drejtësisë.
/Koha Ditore/