KOMF kërkon “Një Kryeministër për Fëmijët”
Prishtinë, 4 tetor - KOMF përmes një dokumenti “Një Kryeministër për Fëmijët”, ju është adresuar partive politike duke ju rikujtuar disa fakte rreth situatës së fëmijëve dhe nevojës që një qeverisje e mirë t’i adresojë ato.
Në Kosovë 6.8% e fëmijëve punojnë në kushte të rrezikshme për të mbajtur familjen. 61.4% e fëmijëve kanë pësuar nga dhuna psikologjike apo ndëshkimi fizik. Vetëm 4.5 % e fëmijëve janë të përfshirë në institucione parashkollore të licencuara. Vetëm 10% e fëmijëve me aftësi të kufizuara përfitojnë nga shërbimet. Duhani dhe drogat po rrezikojnë seriozisht shëndetin e fëmijëve. Shumë fëmijë pa kujdes prindëror, viktima të abuzimit kanë nevojë për strehim dhe shërbime.
Konkretisht, KOMF ka kërkuar adresimin e problematikave kyçe të fëmijëve në Kosovë, që kërkojnë zgjidhje emergjente.