18 Janar 2025

Komentari ligjor i Kushtetutës mundëson interpretim më të lehtë të saj

Prishtinë, 12 dhjetor - Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Drejtësisë, Prof. Dr. Hajredin Kuçi, sot ka marrë pjesë në publikimin e Komentarit ligjor të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, të organizuar nga Shoqëria Gjermane për Zhvillim (GIZ), të autorëve Prof. Dr. Enver Hasani dhe Prof. Dr. Ivan Çukalloviç.

Para pjesëmarrësve të kësaj ceremonie, Ministri Kuçi tha se me kënaqësi merr pjesë në publikimet e librave dhe të publikimeve të ndryshme që kanë për qëllim dhe u ndihmojnë lexuesve në zgjerimin e horizontit të tyre të dijes. Ai tha se me kënaqësi edhe më të madhe merr pjesë në publikimin e komentarëve për ligjet në Kosovë, që ndihmojnë në kuptimin më të drejtë të tyre nga qytetarët e Republikës së Kosovës.

“Të gjithë ne që jemi juristë e dimë që i kemi dy detyra kryesore, nëse dikush na pyet për një normë, ne duhet ta dimë se ku gjendet ajo dhe nëse e gjejmë, ta dimë ta interpretojmë. Besoj që pas këtij komentari të gjithë qytetaret kur pyeten për 162 nenet e Kushtetutës së Republikës së Kosovës jo vetëm që do të dinë t’i gjejnë ato, por do ta kenë ma të lehtë të dinë të interpretojnë”, tha Kuçi.

Duke folur për rëndësinë e këtij komentari, Ministri Kuçi tha se të gjitha komentarët, librat apo shkrimet e tjera e kanë rëndësinë e vetë, por Komentari për Kushtetutën e Republikës së Kosovës është i një rëndësie primare, duke shtuar se ky komentar ka një rëndësi të veçantë për të gjithë komunitetin e juristëve në Kosovë, ku sipas tij ata tani do të kenë një burim autoritativ dhe të besueshëm për interpretimin e normave kushtetuese.

Megjithatë sipas Ministrit Kuçi përfituesit më të mëdhenj nga ky komentar do të jenë qytetarët e Republikës së Kosovës.

“Duke qenë se Kushtetuta është akti më i lartë juridik i një shteti, ajo përmban dispozita që rregullojnë parimet esenciale qeverisëse të cilat i referohen të gjitha fushave të jetës dhe prekin kështu secilin qytetarë të Kosovës”, tha Kuçi.

Lidhur me debatet e ndryshme që shoqëria zhvillon rreth normave Kushtetuese,  çka garanton e çka jo Kuahtetuta, Kuçi tha se fatkeqësisht ndodh shpesh që interpretimet e dhëna nuk janë korrekte dhe kjo ndikon në keq-informimin e qytetarëve. Por me publikimin e këtij Komentari, sipas Ministrit Kuçi në një masë të madhe do të shmanget ky problem sepse edhe pjesëmarrësit në debate, por edhe vetë qytetarët drejtpërdrejtë do të kenë mundësi që të vërtetojnë saktësinë e këtyre interpretimeve.

Në fund të fjalës së tij, Kuçi vlerësojë punën e bërë nga autorët e këtij komentuari, ndërsa falënderoi GIZ-in për kontributin e dhënë në publikimin e këtij komentuari.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)