Komandantët e zonave fryjnë listat e veteranëve të UÇK-së
Prishtinë, 21 gusht - Ish - zëdhënësi i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe njëherësh i pari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi mendon që listat e ushtarëve të UÇK-së u frynë jashtë mase.
Si rrjedhojë e fryrjes së listave shoqatat e dala nga lufta të akuzojnë ish-komandantët e zonave për fryrjen e këtij numri nga 20 mijë sa pretendohet që kanë qenë ushtarë në 43 mijë sish sa figurojnë në listën e Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së.
Sipas të përditshmes Zëri, kjo ka bërë që edhe 13 vjet pas luftës veteranët e UÇK-së të mbesin pa benificione.
Megjithatë, shpresat e përfaqësuesve të veteranëve se kjo çështje do të mund të zgjidhet i ka rritur një paralajmërim i kryeministrit se në fillim të javës tjetër do të mund të mblidhet komisioni për pastrimin e listave dhe do të emërohet kryetari saj.
I pari i Veteranëve të luftës së UÇK-së, Muharrem Xhemajli përgjegjës kryesor për fryrjen e listave ka thënë të jenë komandantët e zonave, pasi që siç ka thënë ai, ata e kanë pasur përgjegjësinë që pas përfundimit të luftës ti krijojnë listat me ushtarë të cilët kanë qenë në përfundim të luftës.