Kokëdhimbje të mëdha e presin fituesin e zgjedhjeve
Prishtinë, 10 qershor- Mediat ndërkombëtare raportojnë për zgjedhjet që pritet të mbahen këtë të diel në Kosovë. Zëri i Amerikës raporton se kosovarët votojnë të dielën për të zgjedhur parlamentin e ri prej 120 vendesh që do të përballen me disa probleme në dukje të vështira.
Sipas raportit, ekziston çështja e mprehtë e marrëveshjes së demarkacionit të kufirit me Malin e Zi që solli në rrëzimin e qeverisë së mëparshme; pastaj vazhdimi i bisedimeve të ashpra me Serbinë, e cila mohon ekzistencën e Kosovës si shtet si dhe përballja me gjyqet e mundshme për krime lufte të disa liderëve të lartë politikë.
Raporti sjell edhe profilet e tre prej kandidatëve për kryeministër. Ramush Haradinaj që i prin koalicionit të partive PDK-AAK-NISMA ka premtuar liberalizim të vizave brenda 90 ditësh.
Për kandidatin Avdullah Hoti thuhet se ka doktoruar në Universitetin Staffordshire në Britani dhe mburret me luftimin e korrupsionit.
Për Albin Kurtin e Lëvizjes Vetëvendosje thuhet se ka qenë në ballë të frontit opozitar gjatë katër viteve të fundit.