29 Prill 2025

Koha që liderët ta tejkalojnë çdo pengesë

Prishtinë, 12 nëntor - Arbër Vllahiu, këshilltar politik i presidentes Atifete Jahjaga, ka thënë se është koha e fundit që liderët partiakë ta tejkalojnë çdo pengesë për të ndërtuar institucione të qëndrueshme dhe përfshirëse.

Vllahiu për “Epokën e re” ka bërë me dije se procesi i stërzgjatur i ndërtimit të institucioneve po vazhdon ta pengojë funksionimin e shtetit dhe ka pamundësuar konsolidimin ndërkombëtar të tij.

“Është koha e fundit që liderët politikë të shohin përtej interesave të tyre dhe ta tejkalojnë çdo pengesë për të ndërtuar institucione të qëndrueshme dhe përfshirëse, bazuar në kuadrin kushtetues dhe në parimet e përcaktuara që respektojnë rendin kushtetues të vendit dhe obligimet ndërkombëtare të tij”, ka deklaruar Vllahiu.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)