28 Prill 2024

Koha e shkurtër për përgatitijet e zgjedhjeve sfidë për DV

Prishtinë, 6 dhjetor - Ushtruesi i Detyrës së Presidentit të Republikës së Kosovës, Dr. Jakup Krasniqi priti sot në takim përfaqësuesit e rrjetit të OJQ-ve “Demokracia në Veprim”, të cilët do të bëjnë monitorimin e zgjedhjeve të 12 dhjetorit.

“Ne e vlerësojmë lart angazhimin e “Demokracisë në Veprim” për të ndihmuar procesin zgjedhor në Republikën e Kosovës, për të dhënë kontributin e tyre në monitorimin e këtyre zgjedhjeve që janë të rëndësishme për Kosovën dhe për institucionet që do të dalin nga zgjedhjet”, tha në një deklaratë pas takimit Ushtruesi i Detyrës së Presidentit të Republikës së Kosovës, Dr. Jakup Krasniqi.

“Nga ana jonë, ne e mbështetëm “Demokracinë në Veprim” për punën që do ta bëjnë gjatë kësaj periudhe, duke kërkuar që angazhimi i tyre të jetë në shërbim të demokracisë, në shërbim të zgjedhjeve të lira, të drejta dhe në këtë drejtim kam besim që “Demokracia në Veprim” do të vazhdojë t’i kryejë detyrat ashtu siç i ka marrë edhe vet përsipër”, tha ai.

Ndërsa Ismet Kryeziu, udhëheqës i rrjetit të OJQ-ve “Demokracia në Veprim” u shpreh "Mendoj që procesi zgjedhor si proces në tërësi është sfidë. Është një proces i cili prodhon institucionet, prodhon të drejtën e qytetarëve nga dita e zgjedhjeve edhe si tërësi është sfidë."

Sfidë sipas tij ka qenë koha e shkurtër, e qe u është nevojitur në këtë proces për vrojtimin e vëzhguesve, për trajnimin e vëzhguesve por edhe përgatitjet tjera teknike për 5000 vëzhgues të cilët i ka Demokracia në Veprim.

Ndërkaq, i pyetur a do të marrë pjesë “Demokracia në Veprim” edhe në monitorimin e zgjedhjeve në veri, z.Kryeziu u shpreh: “Ne do të marrim pjesë në veri. Së bashku me neve është edhe një partner i komunitetit serb, do të thotë ne kemi të angazhuar vëzhguesit serbë me të cilët i kemi bërë trajnimet dhe aktivitetet e tjera edhe i kemi në të gjitha vendvotimet e Kosovës, i mbulojmë pa dallim regjioni ose pjese nga janë”.

A do të kërkohet mbështetja e misioneve ndërkombëtare, posaçërisht EULEX-it, për veriun e Kosovës, për t’i mbrojtur kutitë dhe për t’i mbrojtur vendvotimet, ishte pyetja për U.D. të Presidentit, z. Jakup Krasniqi.

“Po ne kemi kërkuar nga të gjitha mekanizmat ndërkombëtarë edhe në Kosovë por edhe jashtë Kosovës që të monitorojnë zgjedhjet e 12 dhjetorit dhe ne besojmë dhe shpresojmë se kudo që është nevoja edhe EULEX-i, por ndoshta edhe KFOR- do t’i kryejnë detyrat e tyre që do të kërkohen nga institucionet e Kosovës, por gjithnjë duhet të kemi parasysh punën që duhet ta kryejnë institucionet e Kosovës”, tha ai, duke shtuar se përgjegjësitë kryesore janë te institucionet dhe mekanizmat që ka krijuar shteti i Kosovës.

Ndërsa, i pyetur kush do të bëjë certifikimin e zgjedhjeve të 12 dhjetorit, z. Krasniqi u përgjigj: “Certifikimin e zgjedhjeve të 12 dhjetorit e bën Komisioni Qendror Zgjedhor dhe pastaj fjalën e fundit e jep Presidenti në detyrë. Tashmë ne e kemi Presidentin në detyrë dhe edhe pse Presidenti në detyrë në një mënyrë është pjesë e këtyre zgjedhjeve, por do të përpiqem që detyrat që i jep ligji dhe kushtetuta t’i kryej ashtu siç e jep ligji dhe kushtetuta”.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)