19 Janar 2025

Koha e projekteve gjysmake ka perënduar

Prishtinë, 6 prill - Drejtori i Infrastrukturës në Komunën e Prishtinës, Hysen Durmishi  dhe Kryesuesi i grupi të anëtarëve të VETËVENDOSJE!-s në Kuvendin komunal, Ylli Hoxha, vizituan fshatrat Llukar dhe Siqevë.

Vizita kishte për qëllim identifikimin e prioriteteve të fshatrave dhe diskutimin e projekteve infrastrukturore të parashikuara të realizohen sipas nevojave në muajt në vijim.


Ylli Hoxha theksoi se po vendoset një kulturë e re e komunikimit mes përfaqësuesve komunal dhe qytetarëve.

"Po përpiqemi që të takojmë çdo qytetarë që ka ndonjë çështje për të ngritur pranë institucioneve komunale. Për këtë arsye po organizojmë takime të shumta nëpër fshatra e lagje, por edhe po kujdestarojmë në objektet e Komunës në pritje të qytetarëve" vuri në dukje Ylli Hoxha gjatë prezantimit të tij në takim.

Ndërsa drejtori i Infrastrukturës, Hysen Durmishi, informoi banorët e fshatrave për projektin e rrugës Bernicë-Siqevë-Sharban si dhe projektit të rregullimit të shtratit të lumit dhe kanalizimit nga Fusha e Pajtimit në drejtim të fshatrave Llukar e Makovc. Ai siguroi qytetaret se projektet e nisura do të jenë të cilësisë së lartë, dhe se Drejtoria e Infrastrukturës do të mbikëqyrë hap pas hapi implementimin e secilit prej tyre.

"Koha e projekteve gjysmake ka perënduar. Unë nuk do të lejoj që operatorët implementues të devijojnë asnjë nga projektet, për këtë të jeni të sigurt", përfundoi Durmishi.

 
Më pas pati një bashkëbisedim ku nga ana e pjesëmarrësve u shtruan me detaje plot probleme me të cilat kanë rreth 1 dekadë që përballen.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)