22 Janar 2025

Koha e Presidentes për të marr ndonje vendim

Prishtinë, 7 nëntor - Partitë politike të përfaqësuara në Kuvendin e Kosovës i kanë tejkaluar tashmë disa kufizime kohore që i kishin para vetës për të shmangur mundësinë që vendi të shkojë në zgjedhje.

Thirrjet e presidentes Atifete Jahjaga për një takim të përbashkët, liderët e bllokut LDK, AAK, Nisma dhe Vetëvendosje nuk i kanë përfillur, duke insistuar se si shumicë e krijuar parlamentare kanë të drejtë t\'i formojnë dhe udhëheqin institucionet e reja.

Në anën tjetër, PDK e cila nuk po arrin që fitoren në zgjedhje ta kurorëzojë me formimin e qeverisë së re, shfrytëzon mundësitë që i ka ofruar Aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese që të mos tërhiqet në opozitë.

Bllokada e krijuar tani mund të provohet të zgjidhet me anë të ndonjë vendimi të presidentes Jahjaga, që nënkupton shpalljen e zgjedhjeve, në funksion të garantimit të kushtetutshmërisë dhe funksionimit të institucioneve të Republikës së Kosovës.

Mirëpo, nga Zyra e Presidentes ende jepen shenja që tregojnë se partitë politike mund të ndryshojnë pozicione dhe në momentin e fundit ta shpëtojnë vendin nga zgjedhjet.

”Ka ardhur koha që liderët e partive politike parlamentare të ulen në një takim të përbashkët. Dhe ka ardhur koha që së bashku të gjejnë zgjidhjen e pranueshme për ndërtimin e institucioneve të qëndrueshme dhe funksionale\", ka deklaruar zëdhënësi i presidentes, Arbër Vllahiu.

/Tribuna/

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)