21 Janar 2025

Koalicioni qeverisës, i paparashikueshëm

Prishtinë, 29 qershor -   Njohësit e proceseve politike në vend thonë se lëvizjet në skenën politike që kanë ndodhur pas 8 qershorit e kanë bërë të paparashikueshëm kombinacionin e koalicionit të ardhshëm qeverisës.


Njohësi i proceseve politike, Adriatik Kelmendi, ka deklaruar për “Epokën e re” se para se të bëhet një analizë rreth koalicionit të ardhshëm qeverisës duhet parë interpretimin e  Kushtetueses për çështjen e mandatarit të qeverisë. 


“Është ende herët për të folur për këtë çështje, pasi e dimë se presidentja e ka adresuar çështjen e mandatarit në Kushtetuese dhe pa pasur një përgjigje nga Gjykata Kushtetuese gjithçka që tash po presim mund të jetë e pavlerë", ka theksuar ai.


" Pra, duhet qartësim i Gjykatës Kushtetuese për të hyrë pastaj në analizën se a do të mund të arrihet synimi i bllokut opozitar apo do të duhej të shkohet në zgjedhje të reja nëse nuk arrihet që asnjë koalicion t’i ketë 61 vota në parlament”, është shprehur Kelmendi. 


Kurse njohësi tjetër i proceseve politike, Artan Muhaxhiri ka vlerësuar se marrëveshja LDK-AAK-NISMA e ka trazuar rrjedhën normale të politikës kosovare prandaj, sipas tij, edhe parashikimet më nuk mund të bëhen duke u bazuar në premisa të zakonshme. Ai ka thënë se koalicioni LDK-AAK-NISMA e ka të pamundur të bëjë numrat për krijimin e qeverisë së re.


“Ky koalicion e ka pothuajse të pamundur t’i bëjë numrat për krijimin e qeverisë, dy opsionet e tjera mund të jenë qeveria teknike, ose një koalicion i gjerë. Sidoqoftë, në të dyja rastet qeveritë e tilla nuk mund të jenë funksionale për një kohë të gjatë. Natyrisht, shumëçka do të varet edhe prej faktorit ndërkombëtar, i cili shpesh është vendimtar në procesin e krijimit të qeverisë”, është shprehur për “Epokën e re” Muhaxhiri. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)