Koalicioni PDK - AAK vetëm pas zgjedhjeve
Prishtinë, 30 janar - Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinaj ka vendosur që ti kthehet bazës elektorale, të forcojë strukturat e partisë dhe ti pres zgjedhjet parlamentare për tu bërë faktor kryesor, në mënyrë që atëherë të ulet me liderin e Partisë Demokratike të Kosovës Hashim Thaçi për ta bërë koalicionin i cili do të udhëhiqej nga Haradinaj kryeministër e Thaçi president.
Burime të gazetës Tribuna brenda AAK-së dhe PDK-së kanë treguar në kushte anonime se dy liderët janë pajtuar që të vazhdojnë bashkëpunimin dhe konsolidimin e partive deri në zgjedhjet e ardhshme, por jo të bëjnë koalicion sipas propozimit të AAK-së që Haradinaj të udhëheqë me Qeverinë në këtë fazë.
Deri në zgjedhjet e ardhshme parlamentare, AAK do ta mbështesë Qeverinë në procesin e bisedimeve si dhe në Kuvend kur ka nevojë, por edhe në reformën zgjedhore."
"Gjatë kësaj kohe dy partitë e tona do të vazhdojnë të konsolidohen dhe të arrijnë që pas zgjedhjeve të sigurojnë numrin e mjaftueshëm të votave për të bërë koalicion."
"Në atë kohë pritet që Thaçi të vendosë të kalojë në pozitën e Presidentit, ndërsa Haradinaj të zgjidhet kryeministër, ka thënë një zyrtar i lartë brenda PDK-së.