18 Maj 2024

Koalicioni PDK - AAK, i qëndrueshëm dhe i mirë për vendin

Prishtinë, 24 korrik - Deputeti i PDK-së në Kuvendin e Kosovës, Zenun Pajaziti, e ka vlerësuar sinjal pozitiv gatishmërinë e Degës së AAK-së në Gjilan për të bashkëqeverisur me PDK-në.

Në këtë intervistë për “Epokën e re”, Pajaziti ka thënë se një koalicion i tillë mund të ndodhë edhe në nivel qendror. “Kjo iniciativë për koalicion në mes të PDK-së dhe AAK-së në Gjilan është sinjal pozitiv, sepse ajo që ndodh në komuna tregon gatishmërinë e partive politike në terren.

PDK-ja e mirëpret çdo interesim, në këtë rast të AAK-së, por edhe të partive të tjera, aq më tepër tash, kur ne kemi nevojë për proceset vijuese politike të rëndësishme që të kemi sa më shumë mbështetje, sa më shumë aleatë, jo vetëm për qeverisjen lokale, por edhe për qeverisjen qendrore”, ka thënë Pajaziti, duke shtuar se proceset e rëndësishme, në të cilat do të kalojë Kosova, duhet të përcillen nga një stabilitet i fuqishëm politik.

“Duke e pasur parasysh edhe të kaluarën dhe kontributin e AAK-së, mendoj se jo vetëm do të jetë mesazh i mirë për qytetarët, por koalicioni do të jetë edhe një barometër se proceset e rëndësishme politike mund të përcillen nga partitë e qëndrueshme politike”, ka theksuar ai.

Sipas tij proceset të cilat kërkojnë një shtrirje më të madhe, një konsensus më të madh, duhet të përcillen nga partitë e fuqishme politike. Duke pasur parasysh edhe të kaluarën dhe kontributin e AAK-së, mendoj se jo vetëm që do të jetë mesazh i mirë për qytetarët, por koalicioni do të jetë edhe një barometër se proceset e rëndësishme politike mund të përcillen nga partitë e qëndrueshme politike.

\"Mendoj se AAK-ja, pavarësisht që është në opozitë, here pas here ka treguar se di t’i mbështesë disa procese të rëndësishme politike\", ka theksuar ai. 

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)