21 Janar 2025

Koalicioni LDK-AAK-NISMA përshëndetë vendimin e Gjykatës Kushtetuese

Prishtinë, 1 korrik - Koalicioni LDK-AAK-NISMA e përshëndetë vendimin e shpejt të Gjykatës Kushtetuese. Pavarësisht bindjës sonë, se vetëm mandatari i shumicës parlamentare, pra të koalicionit LDK-AAK-NISMA, do të duhej të mandatohej, ne e pranojmë vendimin e gjykatës kushtetuese si institucion i vetëm me të drejtë interpretimi të Kushtetutës.

\"Ne besojmë në një Kosovë ku vendimet e drejtësisë janë vendime të pasfiduara dhe në përputhje me këtë do të respektojmë të gjitha procedurat e parapara në këtë proces\", thuhet në komunikatën e Koalicionit LDK-AAK-NISMA.


Koalicioni LDK-AAK-NISMA është koalicion i shumicës në parlamentin e Kosovës, andaj presim që konform aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese, ky koalicion të fillojë procedurat për krijimin e Qeverisë së re të Republikës së Kosovës.

Ata edhe njëherë konfirmojnë se koalicioni LDK-AAK-NISMA, as si koalicion e as si parti politike ndarazi  e as si deputet individual nuk do t’i përgjigjemi ftesës së mandatarit të pakicës në konsultimet e tij të parapara për krijimin e institucioneve të reja.

Sipas tyre Përkundrazi, ne ftojmë mandatarin e pakicës që me qëllim të evitimit të vakuumit institucional të kthejë menjëherë mandatin te Presidentja Jahjaga.

\"Konsiderojmë se një veprim i tillë do të ishte shprehje e  maturisë politike dhe do të ishte në interes të të gjithëve në Kosovë thuhet në komunikatën e Koalicionit LDK-AAK-NISMA.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)