Koalicioni LAA me 30 deputetë
Prishtinë, 24 qershor - Koalicioni LDK-AKR-Alternativa-Lëvizja për Drejtësi do t\'i ketë 30 deputetë në legjislaturën e ardhshme.
\"Lidhja Demokratike e Kosovës informon opinionin publik se rezultatet e fundit nga vëzhguesit tanë në qendrën e numërimit të votave konfirmojnë se Koalicioni LDK-AKR-Alternativa-Lëvizja për Drejtësi do t\'i ketë 30 deputetë në Kuvendin e Republikës së Kosovës\", thuhet në një komunikatë të LDK-së.
Sipas LDK-së, edhe pas numërimit të votave të diasporës ky rezultat nuk ka ndryshuar.