20 Janar 2025

Koalicioni ende pa marrëveshje për riformatimin e Qeverisë

Prishtinë, 7 mars - Partnerët e koalicionit ende nuk janë marrë vesh për ndryshimet në kabinetin qeverisës, pas zgjedhjes së Hashim Thaçit në krye të Presidencës.

Por, burime brenda koalicionit i kanë thënë gazetës se deri më tani është vendosur për dy emrat të cilët do ta zëvendësojnë ish-kreun e PDK-së në ekzekutiv, shkruan sot Koha Ditore.

Vonesat në procesin e riformatimit kanë dalë edhe për shkak të asaj se LDK-ja ende nuk i është “përgjigjur” ofertës së PDK-së që ta marrë drejtimin e Ministrisë së Drejtësisë.

Partia Demokratike është duke synuar që këtë ministri t’ia kalojë LDK-së në këmbim të Ministrisë së Forcës së Sigurisë.

Njohës të rrethanave kanë thënë se riformatimet e deritashme janë bërë për të mbuluar dështimet e Qeverisë me ndryshime të emrave, por që në thelb asgjë nuk është përmirësuar.

/Koha Ditore/

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)