KMDLNJ reagon ndaj deklaratës së Feithit
Prishtinë, 2 mars - Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut ka shprehur shqetësimin mbi tendencën për të bërë trysni mbi Gjykatën Kushtetuese të Kosovës në kohën kur kërkohet pavarësia e gjyqësorit.
Një tendencë e tillë, posaçërisht vërehet në prononcimet publike të zyrtarëve të lartë ndërkombëtarë në Kosovë, thuhet në njoftimin e këtij Këshilli.
KMDLNJ thotë se deklarata e fundit e shefit të ICO-s, Piter Faith, se `nuk ka pasur shkelje të Kushtetutës së Kosovës gjatë zgjedhjes së presidentit, është trysni e drejtpërdrejtë mbi Gjykatën Kushtetuese dhe paragjykim i vendimit që duhet ta marrë kjo gjykatë.