21 Janar 2025

KMDLNJ: Presidente, mos i dekreto kandidatët politikë për Kushtetuese

Prishtinë, 3 dhjetor - Kuvendi i Kosovës pa opozitën votoi dy kandidate për gjyqtare të Gjykatës Kushtetuese emrat e të cilave do të dërgohen për dekretim te presidentja e Kosovës, znj .Atifete Jahjaga.

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut (KMDLNj) kishte monitoruar procesin e përzgjedhjes së kandidatëve për Gjykatë Kushtetuese, që nga faza e konkurimit, deri te votimi në Kuvendin e Kosovës.

Muaj më parë ndonëse pati pati kandidatë shumë profesionist pati dështuar zgjedhja e gjyqtarëve të GJK pikërisht shkaku se kandidatët e preferuar partiakë nuk kishin marrë vota të mjaftueshme gjatë votimit në Kuvendin e Kosovës.

Në këtë kontekst, KMDLNj pati reaguar duke kërkuar kritere për zgjedhjen e gjyqtarëve për Gjykatën Kushtetuese e që do të bëhej vetëm pas ndryshimit të Ligjit për Gjykatën Kushtetuese.

Në këtë mënyrë do të vlerësohej profesionalizmi dhe përvoja në fushën përkatëse, si kriter përcaktues, paanësia, pavarësia në marrjen e vendimeve, edhe si individ edhe si Gjykatë e që nënkupton eliminimin e ndikimit politik në vendimet e Gjykatës Kushtetuese.

Për KMDLNj-në ka qenë dhe është e papranueshme që të zgjidhet gjyqtar i Gjykatës Kushtetuese kandidati që nuk ka përvojë gjyqësore as edhe një ditë të vetme apo që në jetën e tij/saj profesionale nuk e ka shkruar apo nuk e ka shqyrtuar edhe një vendim të vetëm gjyqësor.

KMDLNj ka qenë dhe është kundër politizimit të Gjykatës Kushtetuese në ndërkohë që në dy votimet (ai i parafundit që dështoi dhe ky i fundit që duhet të përsëritet) është përpjekje për të ndikuar politikisht në punën e Gjykatës përmes votimit të kandidatëve puro politik e që kanë qenë kandidat për zgjedhje për deputetë në zgjedhjet e fundit.

Selvete Gërxhaliu – Krasniqi ka qenë kandidate e LDK-së për deputete prandaj zgjedhja e saj gjyqtare e Gjykatës Kushtetuese do të ishte në kundërshtim me moralin, jo korrekte, konflikt interesi dhe interferim i drejtpërdrejtë politik.

Një kandidat që llogaritej i afërt apo pjesë e PDK-së, po në këtë garë konkurrimi për gjyqtarë të Gjykatës Kushtetuese ndonëse në garën paraprake llogaritej si njëri ndër favoritët, ndershmërisht hoqi dorë nga intervistimi pikërisht se përfolej se është kandidat i një subjekti të koalicioni qeveritar – PDK-së.  Kështu do të duhej të vepronte edhe znj. Selvete Gërxhaliu – Krasniqi.

KMDLNj nuk ka informacione se kandidatja Gresa Cakaj – Nimani ka qenë anëtare apo ka pasur post në një subjekt politik por, sa i përket aspektit profesional ajo është e pakontestueshme dhe më e kompletuar dukshëm se kandidatët tjerë.

Për këtë arsye, KMDLNj kërkon nga presidentja e Kosovës të mos e dekretojë znj. Selvete Gërxhaliu – Krasniqi për gjyqtare të Gjykatës Kushtetuese pikërisht se votimi është mbështetur politikisht dhe partiakisht dhe në një mënyrë është ditur epilogu i votimit (në raundin e dytë) duke i diskriminuar kandidatët tjerë të cilët kanë shërbyer vetëm si numra për përmbushjen e aspekteve procedurale e që do të garantonte rregullsinë e procesit, që nga konkurrimi deri te votimi.

KMDLNj nuk e konteston profesionalizmin e znj. Selvete Gërxhaliu – Krasniqi por e konteston sfondin ekskluzivisht politik dhe partiak të votimit të saj.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)