19 Janar 2025

KMDLNJ Ndër organizata e parë që ka mbrojtur të drejtat e njeriut

Prishtinë, 26 prill - Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka takuar drejtorin e Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut, Behxhet Shala, të cilin e përgëzoi për punën dhe të arriturat e KMDLNJ-s.

“Është ndër organizatat e para në Kosovë që ka mbrojtur të drejtat e njeriut”, u shpreh presidenti Thaçi, duke lavdëruar punën e saj para lufte, në raportimin e shkeljeve të të drejtave të njeriut në Kosovë.

“Puna e juaj është e rëndësishme për të kaluarën, por edhe më e rëndësishme për të ardhmen e Kosovës”, u shpreh presidenti Thaçi.

“Keni rol në identifikimin dhe promovimin e të drejtave të njeriut”, shtoi ai.

Kurse, drejtori Shala tha se Kosova, kur është fjala për të drejtat e njeriut, në shumë aspekte është më mirë se rajoni, ndonëse kjo duhet vlerësuar në kontekst të kapaciteteve të kufizuara të Kosovës për shkak të nivelit të përgjithshëm të zhvillimit të vendit.

Roli i KMDLNJ-s në forcimin e demokracisë, duke bërë monitorim të zgjedhjeve dhe duke qenë pjesë e reformës elektorale, monitorimi i proceseve gjyqësore dhe gjendjes në burgjet e Kosovës ishin tema tjera që u diskutuan në këtë takim.

“KMDLNJ duhet të forcojë edhe më shumë rolin e saj”, përfundoi presidenti Thaçi, duke rikonfirmuar përkrahjen e tij si President i Kosovës për këtë institucion.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)