20 Janar 2025

KMDLNJ: Mos të provokohet situata ditën e zgjidhjes se presidentit

Prishtinë, 25 shkurt - Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave e të Lirive të Njeriut është i shqetësuar me paralajmërimin se ditën kur do të votohet për presidentin e Kosovës mund të ketë përballje dhe tensionim mes simpatizantëve të pozitës që kanë paralajmëruar se do të festojnë në Prishtinë dhe përkrahësve të opozitës që po e kundërshtojnë Thaçin si president.

KMDLNj vlerëson se votimi për president të Kosovës po bëhet në kushte të tensionimit të skajshëm dhe në një situatë të jashtëzakonshme andaj duhet të bëhen përpjekje maksimale që të mos kontribuohet në provokimin e situatës që do të përfundonte në një përleshje fizike të mundshme me pasoja të rënda për sigurinë e përgjithshme.

“Në këtë kontekst, KMDLNj kërkon nga pozita që mos i ftojë përkrahësit e saj për të festuar në Prishtinë sepse në rrethana aktuale nuk ka shumë arsye të festohet aq më parë që situata lehtë mund të dalë nga kontrolli. KMDLNj kërkon sidomos nga drejtuesit e PDK –së të tregohen të matur duke kërkuar nga anëtarësia të mos vijnë në Prishtinë për të festuar”, thuhet në reagim.

Sipas Këshillit.... në rrethana normale festimi i një fitoreje politike është krejtësisht e arsyeshme kurse në rrethana aktuale llogaritet si provokim që kontribuon në shpërthimin e situatës.

KMDLNj ua kujton subjekteve politike, atyre që protestojnë dhe që duan të festojnë se pikërisht pas një fitoreje të LDK –së në Therandë në një situatë të tensionuar pati humbur jetën tragjikisht kryetari Ukë Bytyçi.

“Prandaj duhet të mbizotërojë arsyeja, kësaj radhe e pozitës e në veçanti e PDK –së që me asgjë të mos kontribuojë në përshkallëzimin e situatës duke mos festuar të premten në një ambient krejtësisht jonormal dhe tensionimi të skajshëm. KMDLNj shpreson në mirëkuptim ndryshe kontribuuesit e përshkallëzimit të situatës me pasoja në njerëz do të përballen me ligjin e të mos flasim për përgjegjësinë morale të cilën nuk po e njohin fare. Në rast të konfliktit eventual askush nuk do të jetë fitues dhe askush nuk mund të lirohet nga përgjegjësia. Keni parasysh në radhë të parë interesin e qytetarit dhe interesin e Kosovës”, thuhet në reagimin e KMDLNJ-së.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)